Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, drejtuesi politik i Elbasanit u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”.
“Jam bërë vegjetarian. Ha vetëm sallatë, sallatë me pak Ramë”, ishte përgjigja e tij shkurt para se të hynte në seli.