The Telegraph: Si nisi përplasja Macron-Meloni në samitin e Tiranës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka twrhequr vwmendjen për “egoizmin” e udhëheqësve evropianë, duke nisur një përçarjeje të hidhur diplomatike midis saj dhe Emmanuel Macron. Grindja me homologun e saj francez filloi të premten në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri. Gjatë samitit, Meloni nuk u ftua të merrte pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte bllokuar për shkak të refuzimit të saj për të dërguar trupa në Ukrainë si pjesë e një “koalicioni të vullnetshëm” të propozuar.

Macron, i cili ishte në telefonatë me Sir Keir Starmer, Donald Tusk, presidentin e Polonisë, dhe Friedrich Merz, kancelarin gjerman, akuzoi Melonin për përhapje të dezinformatave.

“Diskutimi ka të bëjë me një armëpushim – le të shmangim përhapjen e informacionit të rremë. Tashmë ka mjaftueshëm informacione të tilla që vijnë nga Rusia,”- tha presidenti francez.

Meloni u takua me Merz në Romë në prag të përurimit të Papa Leo XIV, një takim që shpresohej se do të ulte tensionet. Por Meloni më pas u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të “braktisin” egoizmin dhe të përqendrohen në një front të bashkuar drejt një marrëveshjeje paqeje që nuk përfshin kapitullimin e Ukrainës. Mediat italiane e kanë përshkruar mungesën e kryeministres së tyre në takimet e Shqipërisë si një përbuzje të qëllimshme, duke sugjeruar se Macron nuk e kishte dashur që ajo të përfshihej. Meloni u tha gazetarëve të shtunën se Italia ishte e hapur për t’u bashkuar me çdo format ndërkombëtar që synonte t’i jepte fund luftës, por paralajmëroi kundër përçarjeve brenda Perëndimit.

“Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Në një kohë delikate si kjo, është e rëndësishme të lihet mënjanë çdo dallim personal që mund ta minojë unitetin,”- tha ajo.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Në takimin në Romë me Melonin, Merz tha: Nuk duhet të lejojmë veten të përçahemi. Do të zhvilloj bisedime në BE në ditët në vijim dhe do ta përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt.

Meloni dhe Macron njihen për një marrëdhënie të ftohtë, madje kryeministrja italiane është kapur në kamera në të kaluarën duke rrotulluar sytë pasi shtrëngoi duart me presidentin francez. Kryeministrja italiane ka qenë një mbështetëse e vendosur e Kievit dhe gjithashtu ka krijuar një raport të fortë personal me presidentinTrump. Por ajo ka qenë shumë kritike ndaj planeve për të dërguar trupa në Ukrainë si paqeruajtës për të siguruar një armëpushim të përhershëm. Gjatë javës së fundit, Meloni është kritikuar gjithnjë e më shumë nga udhëheqësit e opozitës dhe kritikët në Itali për shkak se është margjinalizuar nga udhëheqësit evropianë.

Lajme të tjera |  'Partizani'/ GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe dhëndrin e tij

Ndërkohë, Merz i Gjermanisë, Macron dhe Sir Keir Starmer i Mbretërisë së Bashkuar kanë shtyrë përpara diskutimet me Shtëpinë e Bardhë mbi Ukrainën./ZËRI

Marrë dhe përkthyer nga “Telegraph

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us