Thelbësorë këtë sezon me Atalantën, skautët e Manchester United ndjekin nga afër dy lojtarët

Atalanta arriti një fitore të rëndësishme në transfertë të dielën në mbrëmje ndaj Milanit me shifrat 1-0. Protagonist në fitoren e skuadrës bergmaske në “San Siro” ishte autori i golit, Ederson.

Ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik me Atalantën deri më tani dhe jo vetëm mesfushori. Gjithashtu dhe Mateo Retegui ka bërë një sezon të mrekullueshëm duke kryesuar listën e golashënuesve në Serie A me 23 rrjeta të prekura.

Siç raportojnë mediat italiane, të dy lojtarët po ndiqen me vëmendje nga Manchester United. Thuhet se në sfidën e ndaj Milanit, në “San Siro” ishin skautët e “djajve të kuq” duke ndjekur sulmuesin italian dhe mesfushorin brazilian.

Lajme të tjera |  Barcelona kërkon “arratinë” nga Reali, Espanyol dhe Kumbulla dalin në fushë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us