Thiago Motta “në fije” të perit, Giorgio Chiellini bind ish-teknikun e tij të bashkohet me Juventusin

Dy humbje të njëpasnjëshme ndaj Atalanës dhe Fiorentinës duke pësuar 7 gola ndaj këtyre dy të fundit, kanë lëkundur tej mase pankinën e Thiago Mottës. Sfida e radhës ndaj Genoas do të jetë vendimtare për italianin në stolin e bardhezinjve.

Në rast të një rezultati jo të kënaqshëm, “zonja e vjetër” do të mbyllte bashkëpunimin me 42-vjeçarin përpara kohe. Prej ditësh emri i Igor Tudor është në mediat italiane si zëvendësuesi i mundshëm i Mottës në stolin e Juventusit.

Por vëmendja tashmë është zhvendosur totalisht tek Roberto Mancini. Ish-tekniku i Kombëtares italiane bëhet me dije se është shumë pranë marrjes së postit tek bardhezinjtë. Faktor thelbësor për ardhjen e 60-vjeçarit, është Giorgio Chiellini. Ky i fundit dhe Mancini në vitin 2021 arritën të risjellin europianin në Itali, gjë që i ka lidhur shumë të dy.

Lajme të tjera |  “Yamal dhe Pedri nuk do të luanin kurrë në Itali”! Kritika e madhe nga trajneri në Itali: Mentaliteti ynë është i gabuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us