“Mësoni çdo gjuhë evropianë, por mos harroni që jeni shqiptarë”
Kjo ishte thirrja e Ramës për fëmijët e emigrantëve nëpër botë:
“Ju do jeni gjithmonë shqiponja! Mos e ndërroni flamurin tonë”, tha ai nga Athina
“Sot ju i duheni vendit në 11 maj për të vënë vulën mbi gjithë këtë proces që ne së bashku kemi ndërmarrë me shumë seriozitet.
Eshtë detyrim i çdo prindi që t’i japë fëmijëve pasaportën europiane dhe t’i thotë mësoje gjuhën, kulturën greke, mësoje gjuhën italiane, mësoji të gjitha gjuhët e Europës, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde shqiptar.
Sepse me këtë pasaportë që unë, jot ëmë, yt atë, të bëra të mundur duke u bashkuar me PS më 11 maj të 2025, ti ke mundësi të shkosh në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si europian i barabartë mes europianëve.
Sepse unë, ne prindrit u detyruam të bëjmë punë që ti bijë, bir as nuk mund t’i imagjinosh sot…
Nuk ke nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni, apo aq më keq ta ndërroni. Ju do jeni gjithmonë shqiponja”, tha Rama.