Thomas Brdaric me “dhimbje koke”, 2 mungesa të rëndësishme ndaj Tiranës

Vllaznia do të luajë kundër Tiranës sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Sfida që do të zhvillet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 20:00.

Pas fitores ndaj Partizanit, shkodranët janë gati për Klasiken historike. Megjithatë, jo të gjithë janë gati, pasi në kampin kuqeblu ka edhe të dëmtuar të cilët nuk do të jenë gati përballë Tiranës.

Ardit Krymi dhe Melos Bajrami nuk ishin në javën e parë ndaj “Demave”, por të dy janë stërvitur gjatë këtyre ditëve. Bajrami nuk e ka të sigurt prezencën ndaj Tiranës, por Krymi me shumë gjasa do të jetë i gatshëm.

Lajme të tjera |  Bolonja në sulm për Asllanin, ofertë zyrtare Interit

Por, mungesa të sigurta dhe shumë të rëndësishme do të jenë ato të Ildi Grudës dhe Amir Kahrimanovic. As sulmuesi dhe as mesfushori nuk janë rikuperuar ende, duke bërë trajnerin Brdaric me “dhimbje koke”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us