“Ti mbajnë karriget”, deputetët e PS-së braktisin mbledhjen e Komisionit për Zgjedhoren

Përplasje të forta në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë tentuar që të bllokojnë punimet.

Pas sherreve, deputetët e partisë socialiste kanë lënë sallën, i pari që u largua ishte deputeti Blendi Klosi i cili u shpreh: Ata nuk mund të ma zënë dot vendin mua, se ma ka dhënë populli. Karriget le ti mbajnë.

Ndërkohë që pas një debate me Flamur Nokën, nga salla u larguan dhe deputetët e tjerë socialistë me në krye bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.

Në dalje nga salla ku ishte parashikuar që të mbahej mbledhja, Damian Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të ishte më e interesuar për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

Lajme të tjera |  'Ka ardhur koha për një parti të re politike në SHBA'/ 'Lufta' Trump-Musk! Tronditen aksionet e Teslës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us