‘Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash’, plas keq mes Eglës dhe Romeos

Vijon të jetë e tensionuar situata mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt në shtëpinë e Big Brother Vip. Kështu dhe këtë të premte dyshja është ‘’përplasur’’ me njëri-tjrtrin teksa qëndronin në oborr. Egla i tha Romeos se nuk ka këllqe. Ndërsa aktori iu kthye duke e quajtur të paedukatë.

Pjesë nga debati:

Romeo: E ke shitur veten për këtë lojë.

Egla: Ti merr vesh nga vetja, ti me këtë surrat. Nga gratë të kam hequr unë një peshë shumë të rëndë që nuk ta kisha vënë unë. Duhet thjesht të jesh falënderues për atë. Tu vendos gjatë 3 muajve një peshë shumë e madhe në kurriz. Nuk ta vendosa unë, por të kërkova falje për të ta hequr, po kaq tru ke. Sytë që të pëlcasin, shihe vetë.

Romeo: O ti plaç në vend, plaç nga inati në vend, të pëlcas në vend.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Romeo: Unë kam aq këllqe saqë e mbaj veten dhe nuk t’a kthej me të njëjtën monedhë

Egla: Bravo. Do marrësh një çmim për këtë. Do të japim edhe një fletë lavdërimi

Romeo: Është thjesht edukatë, që ti nuk e ke.

Egla: Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. E si përfundim, ti në këtë shtëpi nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. Unë jam më burrë se ty. Jam alamet burri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us