Tifozët e Kombëtares ‘boom’ aplikimesh, kur mësohen fituesit e biletave për në Euro 2024

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, nga data 14 qershor deri më datë 14 korrik 2024, do të jetë pjesë e Europianit, që zhvillohet në Gjermani. Të ndodhur në grupin B, me rivalë ‘big’ të tillë si Spanja, Italia dhe Kroacia, interesimi i tifozëve kuq e zi ka qenë i madh.

UEFA informon futbolldashësit se fituesit e biletave për në Euro 2024 do të publikohen në fund të muajit janar 2024. Raundi i dytë i aplikimeve online ishte deri më datë 12 dhjetor 2023. Tifozët e Shqipërisë kishin të drejtë që të aplikojnë për të marrë deri 4 bileta për ndeshje.

Pas aplikimeve online në faqen e UEFA-s, do të jetë një short, që do të përcaktojë fituesit. Çdo Kombëtare ka 10 mijë bileta të përcaktuara për çdo ndeshje. Më datë 31 janar, fituesit do të informohen përmes e-mailit. Interes më të lartë për bileta kanë pasur tifozët e Shqipërisë, Kroacisë dhe të Turqisë.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us