Tirana del e “sakatuar” nga derbi, “feston” Laçi

Tirana u mposht nga Dinamo në derbi, ku “Blutë” e Ilir Dajës triumfuan në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1. Një triumf shumë i rëndësishëm nga dinamovitët që rikthehen te 3 pikët në derbi pas disa vitesh.

Nëse Dinamo feston këtë triumf, nga krahu tjetër Tirana del e “sakatuar”. Bardheblutë në këtë sfidë përveç se dolën të humbur, tashmë kanë humbur edhe lojtarë të rëndësishëm për sfidën e ardhshme.

Gledi Mici u ndëshkua me karton ndaj Dinamos dhe në këto kushte në sfidën e ardhshme me Laçin nuk do të jetë i gatshëm për Gugash Maganin. Mici nuk është i vetmi që do të mungojë, pasi Ermal Meta ka mbyllur para kohe këtë vit për shkak dëmtimi.

Lajme të tjera |  Igli Tares mund t’i prishen planet, gjiganti i Premier League nis bisedimet për transferimin e mesfushorit shqiptar

Trajneri peqinas duhet të bëjë gati planin B për duelin me kurbinasit. Takim që do të luhet ditën e shtunë  në orën 13:30 në Laç. Përballje që është e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us