Tirana i pa gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë me shpresën që Dinamo të kishte 90 minuta, mundësisht edhe më shumë, të lodhshme e që të mund t’i kushtonin sa më shumë energji për sfidën e fundit të kampionatit të dielën, pikërisht në derbin me bardheblutë. Në javën e fundit skuadra e Shkëmbit luan, në fakt, gjithë sezonin dhe vetëm fitorja mund të shmangë rënien e turpshme nga Kategoria, për herë të dytë në 8 vjet, edhe pse edhe në atë rast do të bëhej fjalë vetëm për arritjen në playout dhe jo shpëtimin direkt.
Në kampin bardheblu përqendrimi është i gjithi te kjo ndeshje, një derbi, ndaj një rivali që në këtë sezon nuk e ka mundur dot asnjëherë. Tirana duhet tja dalë në provën e katërt, por edhe nëse e bën kjo skuadër do të mbahet mend për një rekord negativ: kurrë më parë 26 herë kampionët nuk kanë marrë një numër më të vogël fitoresh, do të ishte e 7 në 36 javë, madje edhe në sezonin 2016-17 kur ranë nga kategoria sukseset ishin 8. Ajo që do të barazonin, në fakt, janë pikët. Me 36 aktualisht, fitorja me Dinamon do ti ngjiste në kuotën e 39 pikëve, aq sa kishin grumbulluar në edcionin famëkeq të rënies