Tirana – Elbasani rikthehet pas 9 vitesh, vetëm 2 protagonistë shijojnë përsëri supersfidën

Tirana dhe Elbasani do të luajnë këtë të hënë supersfidën e javës së 5-të të Superiores. Kjo ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.

Këto ekipe takohen mes tyre, pas plot 9 vitesh, 5 muajsh dhe 1 dite. Ndeshja e fundit mes Tiranës se Elbasanit ka qenë më 18 prill të vitit 2015. Asokohe, bardheblutë triumfonin me rezultatin 1-3.

Golin për Elbasanit e shënonte Jaupi, ndërsa për Tiranën përmbysën Hyshmeri, Bushiç dhe Bakaj. Vlen të theksohet se Tirana nuk ka asnjë lojtar të asaj ndeshje në organikën e sotme, ndërsa te Elbasani luajnë akoma Ardit Hila dhe Gava.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vora bën goditjen “BIG” në merkato, vjen firma me ish-sulmuesin e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us