Tirana ka nisur që të mendojë për merkaton e verës. Në sezonin që lamë pas, bardheblutë mezi mbijetuan në elitë, teksa gjatë kësaj vere duan të krijojnë një ekip që të luftojë për objektiva madhorë.
Kështu në “skenë” kanë dalë edhe emrat për të cilët Tirana ka interes. Bëhet fjalë për katër lojtarë të Vllaznisë, të cilët janë kryesorë dhe kanë rol të rëndësishëm te ekipi kuqeblu.
Esat Mala, Ardit Krymi, Melos Bajrami dhe Ardit Deliu janë lojtarët për të cilët Tirana ëndërron. Ky i fundit do të ishte një rikthim për shkak se ka qenë bardheblu edhe më parë.
Ndërkohë që Melos Bajrami do t’i bashkohej skuadrës së kryqytetit vetëm nëse këta të fundit emërojnë drejtor sportiv Tefik Osmanin. Megjithatë, mbetet të shihet se si do të veprojë Tirana në merkato.