Tirana nis punën për Elbasanin, por Bledi Shkëmbi në “hall” për derbin me Partizani

Tirana ka nisur përgatitjet për duelin me Elbasanin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30. Me shumë gjasa kjo sfidë mund të zhvillohet në “Niko Dovana”, gjithsesi ende nuk ka një konfirmim nga ana e klubit apo FSHF-së.

Pavarësisht se fillimisht duhen të përballen me Elbasanin, por Bledi Shkëmbi është në “hall” për derbin me Partizanin. Kjo pasi janë 3 futbollistë që rrezikojnë këtë sfidë.

Bëhet fjalë për Ndreca, Prenga dhe Përgjoni, të cilët kanë nga 3 kartonë dhe nëse ndëshkohen ndaj Elbasanit automatikisht humbasin derbin me rivalët e kryeqytetit.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us