Tirana “pa frena” për sezonin e ri, synon 2 kampionët e Egnatias

Tirana qëndroi mes shumë vuajtjesh në Superiore, me bardheblutë që ia dolën vetëm në sfidën e “Play-Out”, ku mposhtën Pogradecin. Tashmë në kryeqytet ka nisur puna për sezonin e ri.

Drejtuesit kërkon të bëjnë përforcime të rëndësishme për të shmangur një tjetër sezon të dështuar dhe për këtë në listën e tyre janë emra me eksperiencë. Kështu bëhet me dije se në listën e kryeqytetasve aktualisht gjenden emrat e Albano Aleksit dhe Arbin Zejnullait.

I pari u largua nga Tirana në verën e vitit 2023 dhe arriti të fitonte me Egnatian 2 tituj kampionë. Bardheblutë kërkojnë të rikthejnë fierakun në kryeqytet për të përforcuar repartin e mesfushës.

Ndërkohë Zejnullai pëlqehet gjithashtu shumë nga drejtuesit e Tiranës, ku paraqitjet e tij me Egnatian kanë bërë që te bardheblutë të tentojnë transferimin e tij. Siç dihet të 2 futbollistëve iu përfundon kontrata në fund të qershorit dhe ende nuk ka një rinovim me rrogozhinasit.

Kjo u jep shpresë bardhebluve për të tentuar transferimin e tyre. Ditët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për të ardhmen dhe se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistëve.

Lajme të tjera |  Ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë, një shkodran drejt transferimit në kryeqytet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us