Tirana pa “shpresa” drejt Korçës, Skënderbeu nuk “fal” në shtëpi

Një nga ndeshjet më të rëndësishme që Tirana do të luajë në këtë sezon është padiksutim dueli me Skënderbeun. Një sfidë direkte për mbijetesë dhe që 3 pikët janë të detyrueshme dhe e vetmja zgjidhje për bardheblutë.

Për kryeqytetasit nuk do të jetë aspak e lehtë transferta e Korçës, kjo pasi historia ka treguar se në vitet e fundit stadiumi i korçarëve është një “tabu” për bardheblutë. Statistikat tregojnë se në 15 vitet e fundit, Tirana ka mundur të siguroë vetëm 4 fitore në Korçë.

Në 22 ndeshje të zhvilluara gjithsej në këtë stadium në 15 vitet e fundit, vendasit ia kanë dalë të sigurojnë plot 10 fitore. Kjo tregon se korçarët në shtëpinë e tyre përballë ekipit të Bledi Shkëmbit dinë të fitojnë shumë mirë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nënshkruan kontratë 3-vjeçare, sulmuesi shqiptar prezantohet te skuadra e re

Dueli mes tyre do të luhet në orën 15:30 do të jetë një “finale” për mbijestesën, pasi siç dihet aktualisht Tirana ka vetëm 1 pikë më pak se Skënderbeu. Bardheblutë ndodhen në vendin e 8-të në klasifikim, ndërsa korçarët janë të 6-tët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us