Tirana për rekord, 1 vit pa dy fitore rresht. Kryeqytetasit vazhdojnë të “lëngojnë” nga paraqitjet e tyre të dobëta

Tirana është skuadra më e çuditshme e këtij kampionati. Shifrat e saj janë “beter”, aq sa bardheblutë një kampionat dhe dy ndeshje nuk fitojnë dy ndeshje rresht
Më saktë, një dopietë te bardheblutë, mungon prej 38 ndeshjesh. Tirana këtë kampionat nuk e kanë shijuar asnjëherë mundësinë që të fitojnë dy herë rresht. Për herë të fundit dy fitore rresht janë marrë në 13 dhe 19 prill 2024, ose gati 10 muaj përpara, ndaj Erzenit dhe Kukësit.

Që prej asaj kohe, bardheblutë kanë fituar shtatë takime nga 38 të mundshmet, por pa triumfuar dy herë radhazi. 12 ndeshje janë mbyllur me humbje, ndërsa 19 përballje të tjera janë ndarë në barazim. Tirana këtë kampionat ka 36 pikë, në 34 javë, ndërsa kanë mundur nga dy herë korçarët dhe Bylisin. Ekipi kryeqytetas është i teti në renditje shumë larg vendit të katërt si dhe është jashtë Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë, madje luftojnë që të mos bien nga kategoria.

Tej të gjithave, shifrat e sivjetshme janë alarmuese. Asnjëherë në historinë e saj legjendare, Tirana nuk e ka mbyllur kampionatin pa dy fitore rresht. Pika e dobët e kësaj skuadre është prapavija. Tirana e këtij sezoni ka një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve për golat e pësuar. Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat gjatë 34 javëve ka pësuar 43 gola ka shënuar një rekord negativ. Konsiderohet ekipi i pestë më i keq i historisë për golat e pësuar. Nëse Tirana e vitit 1947 ka pësuar 50 gola, kjo Tiranë ka pësuar 43 gola dhe është shtatë gola nga rekordi negativ absolut. Një skuadër që nuk po tregon veten në fushën e lojës, ku mbrojtja ka qenë pika më e dobët e saj.

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Në fakt, Tirana mund të shënojë rekordin e zi nëse pëson edhe shtatë gola të tjerë. Tirana duhet të themi së pëson 1.27 gola për ndeshje. Një mesatare shumë e lartë për një skuadër futbolli. Në lidhje mes golave të pësuar dhe ndeshjeve, Tirana 2023- 2024 ishte mbrojtja e katërt më e keqe. Më para saj, Tirana e vitit 1947 me 3.13 gola të pësuar për takim. Më pas, Tirana e 1951 me 1.73 gola, Tirana e 1950-s me 1.50 gola.REGETE

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us