Tirana shkon në derbi e pamposhtur, por bardheblutë e Bledi Shkëmbit nuk e “njohin” as fitoren

Tirana është skuadra e vetme në Superiore që nuk e njeh as fitoren as humbjen në këtë fillim sezoni. Bardheblutë në 5 ndeshjet e Superiores të zhvilluara deri më tani kanë arritur të marrin 5 barazime.

As rikthimi në “Air Albania” duke se nuk i bën punë bardheblutë, të cilët ndaj Elbasanit nuk mundën të merrnin më shumë se 1 pikë. tashmë sfida e radhës për Tiranën do të jetë ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, takim që do të luhe ditën e shtunë në orën 20:00.

Një përballje ku sigurish Bledi Shkëmbi dhe “djemtë” e tij do të tentojnë fitoren, e cila nëse vjen ndaj të kuqve vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenarinë  e një qyteti.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Federata i beson ende, trajneri 51-vjeçar rinovon kontratën me kombëtaren

Tirana në derbin ndaj Partizanit vjen si skuadra e vetme e pamposhtur e Superiores në 5 javët e para. Por nga krahu tjetër gjithashtu është edhe skuadra e vetme që ende nuk e njeh shijen e fitores në këtë fillim sezoni.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us