Ditën e djeshme Juventusi u ndal në barazim ndaj Bolognas me rezultatin 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Një barazim që e mban “zonjën e vjetër” në vendin e katërt të zonës Champions, por tepër të rrezikuar.
Ditën e sotme, Juventusi ka njoftuar se Andrea Cambiaso ka pësuar një dëmtim në sfidën e mbrëmshme. Siç shkruan klubi bardhezi në faqen zyrtare, anësori italian nuk do të jetë pjesë e grupit të lojtarëve për sfidën e së shtunës ndaj Lazios.
Bashkë me Andrea Cambiason, është e sigurt edhe mungesa e Kenan Yildiz në sfidën ndaj të kaltërve. Rikujtojmë se Juventusi dhe Lazio janë në garë për vendin e katërt që mund t’i çojë në Champions League sezonin e ardhshëm.