“Titulli është obligim, duam edhe Kupën”, Abilaliaj shpjegon situatën te Partizani: Largimet kanë kosto, por Veselinoviç ka marrë garanci për merkaton

Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, mendon se të kuqtë do të arrijnë të zëvendësojnë mëse denjësisht lojtarët e larguar në merkaton e janarit. Largime që kanë sjellë edhe pakënaqësinë publike të trajnerit Aleksandar Veselinoviç.

Në një intervistë të dhënë për “Sport News” në “News 24”, Abilaliaj ka analizuar situatën në klub dhe pse ishte vendosur shitja e këtyre lojtarëve, duke ulur për momentin cilësinë në radhët e ekipit të tij. Megjithatë, në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tiufa, ai ka theksuar se tekniku ka marrë garanci se emrat që do t’i zëvendësonin do të ishin po aq cilësorë, ndërsa vazhdonte ndjekja e titullit kampion.

I kënaqur nga shorti i Kupës, përballë do të keni Laçin?
Është një short i pranueshëm, pasi te gjitha ekipet janë cilësore. Sa më shumë të ecësh në të tilla kompeticione, rritet shkalla e vështirësisë. Edhe në historikun e përballjeve me Laçin, gjithnjë na ka rezultuar një kundërshtar i vështirë.

A është Kupa një objektiv këtë sezon, sikur nuk e pëlqeni si trofe…
Është e vërtetë, por Partizani në vetvete futet në çdo sezon me objektivin për të fituar si në kampionat po ashtu edhe në Kupë. Kupa është e rëndësishme. Ndeshjet e Kupës kane një specifikë tjetër. Duhet të jemi të maturuar e të kujdesshëm. Është një trofe që e dëshirojmë, pasi kemi kohë që nuk shkojmë deri në fund të tij dhe ta fitojmë, pse jo.

Arbër, keni shitur 4 titullarë këtë merkato dimri, kush e ka radhën? A është më i dobët Partizani tani që flasim?
Mendoj se ishte koha dhe momenti që këta futbollistë të shkonin në kampionate më të forta, si dhe klubi të përfitonte ekonomikisht. Skuadra mund të humbasë diçka nga ana kualitative, por jam i bindur se stafi teknik do të ketë kohën e mjaftueshme për të krijuar mekanizma të rinj që do t’i shërbejnë të tashmes së afërt por edhe të ardhmes së ekipit më vonë.

Lajme të tjera |  Milani vëzhgon bomberin e Bundesligës, ekipi gjerman kërkon 70 milionë euro

Pse është i pakënaqur Veselinoviç, çfarë kërkon trajneri? A do të ketë afrime të tjera, dhe ku do ndërhyni?
E kuptoj trajnerin, është normale, por ai ka marrë garanci se sa do e vështirë të jetë merkatoja e janarit, ne futbollistët e larguar do t’i zëvendësojmë. Patjetër që mund të ketë ndonjë kosto në rezultate sa kohë do duhet për kolaudimin e futbollistëve të rinj, por edhe skema e kampionatit na e jep këtë komoditet. Duhet parë si histori suksesi dhe si shembull edhe nga ekipet e tjera për t’u ndjekur.

Po ju Arbër, jeni të kënaqur nga Veselinoviç? A ka qenë realisht në dyshim? Apo është akoma?
Ne nuk kemi patur dhe as nuk kemi dyshim, për sa kohë flasim për një ekip që është në vendin e parë. Lojtarët e ekipit tonë kërkohen në tregun ndërkombëtar. Për sa kohë ekipi ka rezultatet që ka, është e palogjikshme që trajneri mund të jetë në dyshim. Ai duhet të punojë i qetë, pasi ka marrë garanci se lojtarët që u larguan do të zëvendësohen nga lojtarë edhe më shumë kualitativ.

Lajme të tjera |  Mesi shmang 6 mbrojtës dhe në fund mposht portierin, realizon dy golësh e asist (VIDEO)

A kanë ndryshuar objektivat, a është më titulli kusht, për ju për trajnerin? Apo mjafton që keni arkëtuar miliona nga shitja e lojtarëve?
Është obligim kundrejt historisë, presidencës, drejtuesve, si dhe tifozëve që i kanë sytë gjithnjë nga ekipi dhe presim me padurim çdo zhvillim që ndodh te klubi ynë. Jemi në rrugën e duhur, të gjithë ne jemi fokusuar të bëjmë maksimumin. Sido të jenë gjërat, kushdo të zbresë në fushën e lojës e ka për detyrim të luajë për te fituar ndeshjen e radhës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us