Titulli i Interit afron Inzagin me rekordin zikaltër, Pioli largohet nga Milani si ai me më shumë dështime në historinë e derbit

Simone Inzagi ka shkruar emrin e tij në historinë e Interit, duke i siguruar titullin e 20-të kampion për të kurorëzuar një punë të nisur që tre vite më parë dhe ku ka pasur suksese të ndryshme dhe trofe.

Për trajnerin ky ishte trofeu i 6 me klubin zikaltër, duke qenë një hap larg rekordit për teknikët më fitues me Interin. Ai ka kaluar Murinjon i cili ishte ndalur në kuotën e 5 trofeve, ndërsa para tij ka Helenio Herrerën me 7 të tillë dhe Roberto Mançinin po me 7.

Nëse Inzagi ka shanse të fitojë trofe të tjerë me Interin, karriera e Stefano Piolit te Milani po vjen drejt fundit dhe ai do të largohet si rekordmeni negativ nga kuqezinjtë. Ai është trajneri i që ka humbur më shuëm derbi të Milanos, 10 të tillë, të gjithë në stolin e kuqezinjve. Ai është gjithashtu trajneri i parë në hstorinë e Milanit që humb 6 derbi radhazi.

Lajme të tjera |  E TRISHTË/ Nuk i mbijetoi plagëve të marra, ndërron jetë futbollisti 25-vjeçar i Shkupit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us