Tjetër medalje për Kosovën, xhudistja Laura Fazliu shkëlqen në Lojërat Olimpike

Një medalje tjetër i shtohet Kosovës, pasi xhudistja Laura Fazliu shkëlqeu në përballjen e ditës së sotme në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur, Komitetit Olimpik i Kosoës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur se Fazliu ka fituar medaljen e dytë olimpike për Kosovën.

Laura Fazliu ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Fazliu triumfoi me Ëaza-Ari ndaj xhudistet kroate, Katarina Kristo.

“Poo! Edhe një medalje olimpike. Faleminderit Laura Fazliu, Faleminderit Toni! Krenarë” -shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas fitimit të të argjendtës nga Distria Krasniqi pak ditë më parë.

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us