Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide, AKU: Nuk i bllokuam dot!

Në tregun shqiptar janë futur fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Kësaj herë Shqipëria nuk është eksportuese, por ka lejuar që të futen në treg luleshtrydhe të importuara nga Greqia. Sipas “OraNews” në këtë sasi që ka mbërritur në vendin tonë është dedektuar prania e mbetjes së pesticidit “Hexythiazox”, i cili shkakton toksicitet në larvat e marimangës.

Në një kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve është mësuar se subjekti importues është “Geri shpk”. Në teori, ngarkesa e ardhur nga Greqia i ka të gjitha certifikatat shoqëruese, por nga analizat e bëra është kërkuar që produkti të hiqet tërësisht nga tregu për shkak se paraqet rrezik për konsumatorët.

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë një person

“Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur. Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave. Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar,”-është mësuar nga burime brenda AKU-së.

Skandali i ushqimeve me pesticide që futen ose dalin nga vendi ynë ende nuk ka marrë zgjidhje. Dje u zbulua se nga Shqipëria, sërish drejt Kroacisë, ishte ndaluar një ngarkesë me speca. Por edhe pse lajmërimi me “alarm të kuq” është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe rasti i luleshtrydheve është bërë publik nga mediat, ndërsa nga ana e autoriteteve përkatëse nuk ka pasur asnjë njoftim. As për të lajmëruar qytetarët që ptë mos e blejnë produktin e importuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us