Partizani vazhdon të jetë mjaft aktiv në këtë merkato. Nga “Demat” gjatë kësaj periudhe ka patur largime, por edhe afrime me peshë.
Kështu pas Xhuliano Skukës, zyrtarizimi i Vusal Isgandarli është çështje ditësh. Por jo vetëm kaq, pasi Skënder Gega do të ketë një tjetër sulmues nën urdhrat e tij
Oresti Rifa rikthehet te Partizani vetëm pas disa muajsh, me sulmuesin që provoi një aventurë të re në karrierën e tij në Krocia, teksa ishte pjesë e Hajduk Split. Por nuk ka shkuar siç duhet, pasi Rifa nuk ka mundur të luajë asnjë minutë me kroatët.
Kështu krutani rikthehet nga huazimi dhe do të tentojë të fitojë besimin e Gegës për sezonin e ri.