“Tkurret” Shqipëria/ INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

Shqipëria vijon të tkurret. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje. Në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet shënuan rënie me 14,1%, ndërsa vdekjet me 5,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024. Shtesa natyrore në tremujorin e parë të vitit 2025 ishte negative: -883 persona.

Të dhënat tremujore për lindjet dhe vdekjet, në nivel kombëtar dhe qarku përbëjnë një hallkë të rëndësishme të demografisë së vendit. Ato paraqesin të dhëna mbi ndryshimet në popullsi, të cilat kanë impakt në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Lajme të tjera |  "Çfarë dreqin shkoi keq?" - “The Times”: Rama e refuzoi brutalisht Starmer, tani ai duhet të negociojë me vende të tjera

Këto të dhëna publikohen mbështetur në Programin e Statistikave Zyrtare 2022-2026.

Lindjet

Të dhënat e lindjeve: Të dhënat e lindjeve sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e lindjeve të banuesve në Shqipëri. Konsiderohen të gjitha lindjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh lindjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile, pranë ish-vendbanimeve të tyre.

Numri i lindjeve të regjistruara vonë nga viti i mëparshëm janë konsideruar si një proxy për regjistrimet e vona të vitit aktual, duke konsideruar supozimin (si rezultat edhe i analizave tona të vazhdueshme) që numri i regjistrimeve të vona të lindjeve nuk ndryshon shumë nga viti në vit.

Lajme të tjera |  Starmer shpall “qendrat e rikthimit” gjatë vizitës në Shqipëri, por Shqipëria nuk i pranon – çfarë po ndodh?

Vdekjet

Të dhënat e vdekjeve

Të dhënat e vdekjeve, sipas karakteristikave bazë demografike sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila dërgon në INSTAT vetëm numrin e vdekjeve të banuesve në Shqipëri. Konsiderohen të gjitha vdekjet e banuesve në Shqipëri gjatë periudhës referencë, duke mos marrë parasysh vdekjet e banuesve jashtë Shqipërisë (emigrantëve), edhe pse mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile pranë ish-vendbanimeve të tyre.

Numri i vdekjeve të regjistruara vonë nga viti i mëparshëm janë konsideruar si një proxy për regjistrimet e vona të vitit aktual, duke konsideruar supozimin (si rezultat edhe i analizave tona të vazhdueshme) që numri i regjistrimeve të vona të vdekjeve nuk ndryshon shumë nga viti në vit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us