GREQI– Një ngjarje në kufijtë e horrorit ka ndodhur në Greqi. Një nënë ka vrarë foshnjën 6 muajshe. Para syve të dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeçe, nëna 37-vjeçare vrau foshnjën e saj vetëm 6 muajshe në orën 13:50 në Makrochori të Imathia. Kur gjyshërit mbërritën në shtëpi, e gjetën fëmijën me plagë të rënda dhe e transportuan pa ndjenja në spitalin e Verisë.
Foshnja u plagos rëndë dhe nuk kishte puls. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja nuk ia doli të jetojë.
Për rastin do të bëhet autopsia
ELAS (Policia greke) po kryen hetimet për rrethanat e vdekjes së foshnjës 6 muajshe. Rezultatet e autopsisë pritet të hedhin dritë mbi rastin. Sipas informacioneve, policia po heton nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi nuk ka shenja të dukshme dhune.
Deri më tani është përjashtuar skenari i përdorimit të një objekti të mprehtë, pasi foshnja nuk ka shenja, se mund të jetë goditur me sende të tilla. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna e ka hedhur fëmijën nga ballkoni.