Tom Doshi bashkon votat me Berishën dhe Bashën

MALËSI E MADHE– Partia Social Demokrate (PSD) e drejtuar nga Tom Doshi ka bashkuar votat me opozitën këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe duke mos kaluar buxhetin vjetor. PSD u bë bashkë me dy palët e Partisë Demokratike, atë të drejtuar nga Lulzim Basha dhe PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Të pranishëm në mbledhje ishin 27 këshilltarë.

Prej tyre 14 votuan pro miratimit të buxhetit kurse 13 ishin kundër, ndërkohë që 4 këshilltarë nuk ishin të pranishëm në mbledhjen me të rëndësishme.

Raportohet se mbledhja është shoqëruar me debate të forta. Ndërkohë, për shkak të debateve dhe mungesës së votave, nuk u miratua dhënia me qira e një siperfaqeje pyjore në zonën e Kozhnjës në Kelmend.

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us