Top Channel provokon më promon e Top Story: Kënetë këndej, moçal andej…të enjten i ftuar Edi Rama dhe të premten Sali Berisha!

Emisioni “Top Story” nga Grida Duma në Top Channel do të ketë të enjten dhe të premten të ftuar, dy protagonistët kryesorë të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha.

Sakaq, Top Channel ka provokuar në promon e emisionit të Top Story-t.

“Kënetë këtej, andej moçal…

Në fund të lojës, ata vijnë të zhytur deri në fyt.

Top Story as shpëton, as fundos, e as ngjyros ndokënd!

Top Story të vendos në një përballje me veten!

Të enjten dhe të premten ekskluzivisht në intervista tërësisht ndryshe nga ato që kanë dhënë deri më sot Edi Rama dhe Sali Berisha përballë Grida Duma në Top Story vetëm në Top Channel ora 21:00”, thuhet në promon e Top Story.

Lajme të tjera |  DETAJET/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Has

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us