Topalli: Me Bashën e Alibeajn s’bëjmë aleancë, për ne nuk ekzistojnë dhe as nuk marrin mandat. Me Shehajn po!

Jozefina Topalli është shprehur se “non grata” e Sali Berishës ka rënë që në momentin që ai ka marrë Partinë Demokratike.

Gjithashtu, Topalli tha se PD ka pasur raportin më serioz me SHBA se çdo parti tjetër në vend.

“Betejën me non gratën Berisha e ka fituar në momentin që mori partinë brenda dy javëve. Dhe pas ndryshimit të administratës amerikane, çdo gjë është në perspektivë tjetër. U shpall non grata ai që Berishën e nënshkroi si non grata.

Kujtoj momentin kur në Parlament ai i tregonte Berishës që nuk do të kalonte oqeanin, ndërkohë ka shumë kohë që vetë nuk e ka kaluar oqeanin. Ka lobuar në SHBA për ta shpallur non grata.

Rama që nga momenti që ka ardhur në pushtet ka pasur një strategji dhe rruga më e lehtë nuk ka qenë mirëqeverisja, por për të shpartalluar opozitën.

Lajme të tjera |  Manjani sulmon Bashën: Ky butak njëqelizor, mashtruesi më i madh në historinë e politikës shqiptare

Në 8 vitet e para e kishte në xhep kryetarin e opozitës. Në momentin që erdhi Berisha e arrestoi. Nuk ka një politikan për të pasur një raport me serioz me SHBA sesa PD”, tha Topalli.

Ajo komentoi edhe ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke thënë se është një plus pozitiv dhe shpresëdhënës për PD.

“Fakti që Chris LaCivita është këtu është një gjë shumë e rëndësishme sepse ka qenë një nga kryesoret e fushatës së fushatës së Trump. Nuk është gjë e vogël. Kjo tregon se është një ndryshim në 180 gradë. Një plus pozitiv dhe shpresëdhënës për PD”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me bashkëpunimin me ndonjë forcë politike pas zgjedhjeve, Topalli përjashtoi koalicionin e Lulzim Bashës dhe Djathtas 1912 të Enkelejd ALibeajt.

Lajme të tjera |  “Prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’”, Rama: Nëse hyjmë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me drejtësinë

Topalli tha se arsyeja që nuk do të ketë bashkëpunim me ta është se ata nuk ekzistojnë.

“Është mençuri të bësh koalicion. Atyre u është ofruar bashkëpunimi dhe opozita duhet të shohë më lart. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që është kundër pushtetit aktual të Ramës.

Jo me Bashën, nuk ekziston dhe nuk e merr dot mandatin. As Alibeaj. Nuk marrin mandat se nuk ekzistojnë. Shehaj nëse do jetë pse jo”, tha Topalli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us