Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit për kontrabandën e organizuar të njerëzve. Shtetasi shqiptar u arrestua nga oficerët e NCA mëngjesin e të enjtes 25 janar në shtëpinë e tij në Cheshunt, Herts, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm, raportojnë mediat e huaja.
24-vjeçar shqiptar dyshohet se ishte organizatori kryesor në një komplot kriminal që rregullonte kalimin me gomone dhe gjithashtu besohet të ketë qenë i përfshirë në lehtësimin e emigrantëve brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe duke përdorur HGV.

“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi në vazhdim për kontrabandën e njerëzve duke përdorur gomone përtej Kanalit. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve, në punën tonë për të luftuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”– tha shefi i Operacioneve të NCA, Andy MacGill.
I riu shqiptar dyshohet gjithashtu se ka përdorur një pasaportë origjinale të marrë me mashtrim për të hapur një numër llogarish bankare, të cilat janë përdorur për depozitimin dhe pastrimin e parave të bëra nga kriminaliteti.