Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Porto Romano.
Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga shkallët e një anije.
Mësohet se 22-vjeçari me ininciale Y.B, pjesëtar i ekuipazhit, dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e anijes ku punonte dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.