Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Sipas mediave greke, e mitura u rrëzua nga një urë rreth 10 metra e lartë dhe pësoi dëmtime të rënda.
Fillimisht, ajo u transportua me urgjencë me autoambulancë në spitalin e Katerinit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën që të dërgohej në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik dhe më pas në spitalin “Ippokrateio”.
Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë zbardhur plotësisht, ndërsa autoritetet greke po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi rënia tragjike nga ura. Deri më tani, është përjashtuar mundësia e një akti kriminal.