Tragjedi në Greqi / 47-vjeçarja shqiptare gjendet e varur në pemë, postimi i fundit në Facebook fajëson bashkëshortin dhe lë amanet për djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një grua shqiptare është gjetur e pajetë.

Sipas mediave të vendit fqinj, ngjarja ka ndodhur në Pirgos, ku shqiptarja Fatbardha Pali është gjetur e varur me litar në një fushë.

Shkak për aktin e rëndë dyshohet të jenë bërë problemet familjare. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Sipas raportimeve, prej kohësh ajo ishte viktimë e dhunës verbale dhe fizike nga bashkëshorti i saj, por duket se një tradhti nga ky i fundit e kishte rënduar situatën.

Këtë e tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social “Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Lajme të tjera |  Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

Ajo ishte nënë e një djali të cilit i lë amanet të martohet dhe t’i vendosë emrin e nënës së ndjerë vajzës.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, teksa sipas banorëve të zonës, viktima ishte njeri jo problematik dhe mjaftë punëtore. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhje ne plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us