Katër persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Malin e Zi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Plavës.
Sipas mediave vendase 3 nga viktimat janë shqiptarë, ndërsa një prej tyre malazezë. Viktimat janë identifikuar: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviç.
M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
Dy automjetet e përfshira në aksident janë përplasur kokë më kokë mes tyre, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë me 4 viktima.