Tragjedia e Gërdecit, flet ish-ministri Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte i pranishëm sot në seancën e radhës për çështjen “Gërdeci”. Teksa ka dalë nga ambjentet e SPAK, Mediu ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, edhe në gjyqin e radhës kur do të jetë dhe Shkëlzen Berisha.

Mediu: Ai ka kërkuar ekspertizën dhe raportimin me këtë çështje. Të lëmë njëherë e përgjithmonë të gjithë abuzimet. Zoti Bumçi ishte më i qartë se kushdo tjetër. E ka thënë Bumçi. Unë dua që të dalë e vërteta e këtij procesi. U provua që Mediu ka vepruar në respekt të ligjit dhe në plotësim të akteve ligjore që kemi pasur. Kemi pasur edhe një marrëdhënie korrekte. Nuk ka pasur asnjë reklamim tek ministri të problemeve që ka pasur në Gërdec. Qëndrimi im ka qenë i prerë që duhet të procedoheshin penalisht ata që kanë shkelur ligjin. Unë kam thënë që do paraqitem në çdo seancë. Ky demontim ishte domosdoshmëri, kërkesë ligjore e partnerëve tanë, e dyta, kërkesa e kompanisë amerikane ka qënë e vlerësuar sipas procedurave. Nuk ka asnjë praktikë që mnistri zgjedh vendin e demontimit. Nuk kam bërë as më shumë dhe as më pak sesa detyrën time. Tjetër gjë shumë e rëndësishmë për të sqaruar njëherë e përgjithmonë, është ngritur akuza se ministri ka shkaktuar dëm ekonomik, e para si praktikë nuk ka asnjë precedent që thotë se ministri e përcakton kush e paguan transportin. Ka një raport mujor të Policisë ushtarake që është në varësi të shefit të shtabit. Në muajin maj është adresuar një shënim për punime të paligjshme në Gërdec, unë po flas qartë. Kompania kishte bërë shkelje, nëse kompania ka bërë shkelje, detyra e ministrit është që të vlerësojë raportin e Policisë ushtarake. Nuk ka një akt tek unë që ta kem neglizhuar.

Lajme të tjera |  PËRPLASJA e Braçes me Lapajn: Fashist i Berishës! Kreu i "Shqipëria Bashkë": Je përgjegjës nëse preket familja ime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us