Një aksident i rëndë automobilistik iu ka marrë jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti u shkaktua si pasojë e garave me makina.
Një nga makinat, pjesëmarrëse në garë ka dalë nga rruga dhe ka goditur personat, që ndodheshin në anë të autostradës, duke ndjekur eventin. Policia me anë të një deklarate për mediat tha më herët se shoferi që përplasi për vdekje 3 të rinjtë është arrestuar.
Shoferi i aksidentit tragjik është shtetasi Arlind Syla, i afërm i një prej viktimave. Së fundmi, efektivët kanë lajmëruar edhe arrestimin e një tjetër personi dhe bëhet fjalë për Irfan Hotin nga fshati Denjë, raporton Indeksonline.
Viktima të aksidentit të rëndë janë Lordi Hysa, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të gjithë të moshës rreth 20-vjeçare.