Tragjike / 40-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Leskovik, ku një 40-vjeçar është gjetur i vetëvarur.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet që 40-vjeçari t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij, si pasojë e depresionit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij,  është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us