Tragjike/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas dy gra, njëra ndërron jetë në vend, tjetra rëndë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 09:35 tek mbikalimi i Paskuqanit.

Raportohet se një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte dy shtetase, 72 dhe 66 vjeçe. Viktimë ka mbetur shtetasja L.S., 72 vjeçe, ndërsa gruaja tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës, ndodhet në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informoi sot policia.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us