Tragjike në Barcelonë! Pezullohet sfida me Osasunën, pjestari i klubit katalanas humb jetën

Pak minuta përpara nisjes së takimit Barcelona-Osasuna, klubi katalanas ka konfirmuar se ky takim do të pezullohet. Shkak është bërë ndarja nga jeta e njërit prej stafit të ekipit të Barcelonës.

Carles Minarro Garcia, mjeku i ekipit ka humbur jetën ditën e sotme pak çaste përpara nisjes së sfidës. Përpara se lojtarët të dilnin në fushën e lojës, kanë marrë këtë lajm tronditës.

Ishte vetë presidenti i klubit, Joan Laporta që ia ka komunikar këtë lajm tragjik lojtarëve të ekipit të tij. Ndeshja që ishte programuar të luhej sot, për fat të keq është shtyrë në një afat të pacaktuar.

Lajme të tjera |  Humbja me Interin nuk “kapërdihet”, klubi i Barcelonës merr vendimin DRASTIK para “El Clasico”-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us