Tragjike në Itali / 25-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident me kamion

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia rrugore e Verona Sud, zbuloi se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit.

Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesi , kohë kur një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin e trafikut. Në orën 9:40, rruga u mbyll sërish për të zhvendosur rimorkion. Dhe në këtë moment, i tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vënë re mjetet e ndalura dhe është përplasur.

Lajme të tjera |  Berisha prezanton programin e biznesit: Taksë e sheshtë 10%, ulim detyrimin e sigurimeve shoqërore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us