Tragjike në Itali! Burri vret gruan dhe më pas veten

ITALI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Valfloriana , në provincën e Trentos, ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. Mësohet se fillimisht burri ka vrarë gruan me thikë dhe më pas është vetëvarur.

Burime për tgcom raportojnë se në bazë të tragjedisë do të ishin problemet martesore. Burri, i cili nuk do ta kishte pranuar ndarjen, në kulmin e një debati vendosi t’i jepte fund familjes së tij. Tre fëmijët e moshës nga 5 deri në 10 vjeç iu besuan përkohësisht dajës së tyre.

Policia raporton se burri priti derisa tre fëmijët e tij të shkonin në çerdhe dhe shkollë dhe më pas goditi për vdekje partneren nga e cila po ndahej. Në atë moment Igor Moser mori makinën dhe shkoi në një fermë, ku dhe u vetëvar.

Lajme të tjera |  ”Hiqet mesatarja, të gjithë të rinjtë do të shkollohen”, Berisha nga Saranda: Bizneset do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë

Ishin familja e gruas ata që zbuluan trupin e pajetë të Ester Palmierit. Policia është duke hetuar rastin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us