Tragjike në Itali/ Vdes 14-vjeçarja shqiptare, mediat italiane japin detaje

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u hodh nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj.

Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq pak minuta më pas.

Nga informacionet e para që raportojnë mediat në Itali, dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë pre e bullizimit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vet ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Hetimet u janë besuar karabinierëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm të dobishëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës.

Lajme të tjera |  “Me aritmetikën jemi në hall”, Rama: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 milionë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us