Tragjike në Pogradec, familjarët gjejnë të vetëvarur 26-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ku një 26-vjeçar ka kryer vetëvrasje.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka kryer vetëvrasje, ndërsa është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

“Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  “Deri para një viti e shikoja me dyshim fitoren”- Paloka: Gjërat në PD kanë ndryshuar, jemi parti që besojmë plotësisht në triumf më 11 maj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us