Tragjike në Sarandë / Shuhet në fushën e blertë ish-portieri i njohur i Butrintit, po luante miqësore mes veteranëve

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në qytetin e Sarandës, ku ka ndërruar jetë ish-portieri i ekipit të Butrintit, Fredi Mërkuri.

Portieri i njohur në qytetin e Sarandës dhe jo vetëm, ka rënë pa ndjenja në fushën e blertë gjatë një ndeshje miqësore me veteranët e futbollit nga Saranda dhe Athina e Greqisë.

Mërkuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajme të tjera |  Ministeriali i Evropës Juglindore në Tiranë/ Hasani: Jemi në rrugën e duhur drejt BE. Izraeli dhe Irani të vetëpërmbahen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us