Tragjike në Shëngjin / I mituri afgan mbytet duke luajtur në shatërvanin e kompleksit

Një fëmijë 2-vjeçar nga Afganistani ka humbur jetën tragjikisht në resortin ku ishte akomoduar me familjen e tij në Shëngjin.

Fëmija i mitur raportohet se është rrëzuar në shatërvanin e kompleksit teksa po luante dhe ka humbur jetën pasi është mbytur.

Ngjarja  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes, njofton policia.

Lajme të tjera |  'Kam 10 ditë që s'luaj ping-pong"/ Ilir Meta i çon letër nga burgu Arben Ahmetajt: Të tregoj për ditët e mia në qeli, ti Beni je aktor i madh!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us