Tragjike në Tiranë/ 63-vjeçari italian ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare private

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe paraprakisht shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se italiani ka qenë me kancer në mëlçi dhe klinikës që ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në dhëmbë dyshohet se nuk ia ka thënë. Deri tani procedurat rezultojnë se janë kryer në rregull, por prokurori do të vendosë në vijim.

Në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari italiane, i identifikuar me inicialet D.S., ishte paraqitur për mjekim në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare.

Lajme të tjera |  “Më bën magji të zezë”/ Rasti unik në Cremona të Italisë, 51-vjeçarja shqiptare dënohet me dy vite burg për 10 vjet përndjekje ndaj fqinjëve të saj!

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.  Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.

Ky është rasti i dytë brenda harkut kohor të dy ditëve që një tjetër pacient vdes pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajme të tjera |  “Më ka zënë belaja me kolegët, dikush më pyeti; ‘si i more 4 mandate?’”- Rama batuta: Ndoshta fitoj sepse s’jam një socialist i mirë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us