Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet G. D., i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga rënia.
Sipas të dhënave paraprake, viktima rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.