Trajneri i Al Ittihad gëzon Sylvinhon, shkak bëhet Mario Mitaj

Al Ittihad dhe Al Riyadh do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Arabisë Saudite. Sfida që do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City”, nis në orën 20:00.

Mario Mitaj do të jetë titullar në këtë sfidë, duke treguar që ka kaluar plotësisht dëmtimin. Në këto kushte, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e kuqezinjve në dy ndeshjet e para kualifikuesve të Botërorit 2026, kundër Anglisë dhe Andorrës.

Kujtojmë se Mitaj nuk luante që prej 6 shkurtit, duke munguar në plot 6 ndeshje. Por sot ai është “graduar” titullar, duke marrë minuta në prag të sfidave të Shqipërisë gjatë këtij muaj.

Lajme të tjera |  3 ditë para finales Vllaznia - Egnatia, zbulohet numri ZYRTAR i biletave të shitura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us