Trajneri i Milan kërkon të birin në ekip, “topi” i kalon klubit kuqezi

Fransisco Conceicao nuk do të qëndrojë te Juventus. Në huazim nga Porto, që prej gushtit të vitit 2024, talenti portugez nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Ai do të rikthehet te klubi portugez në fund të sezonit dhe do të fillojë të mendojë për aventurën e re. Në “skenë” ka dalë emri i Milan, ku trajner është pikërisht babai i tij, Sergio Conceicao.

Ky i fundit beson te aftësitë e të birit dhe po tenton që ta marrë te “Djalli”. 22-vjeçari gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit e kuqezinjve, të cilët e shohin si perfektin për të përforcuar repartin e sulmit.

Tashmë mbetet të shihet, nëse Milan do të tentojë një huazim apo transferim të përhershëm.

Lajme të tjera |  Asllani me valixhe në dorë, do të vendoset pas Botërorit të Klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us