Trajneri i Milanit tregon “frikën” që kishte në derbi: Kristjan Asllani, lashë dy lojtarë për ta mbuluar

Milan fitoi mbrëmjen e djeshme derbin përballë Interit me shifrat 0-3, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, pasi dueli i parë kishte përfunduar 1-1. Pas kësaj supersfide ka folur edhe trajneri fitues, Sergio Conceicao.

Ky i fundit tregon “sekretet” e triumfin në derbi. Conceicao thotë se një nga lojtarët që kishte më “frikë” ishte shqiptari Kristjan Asllani, për të cilin kishte marrë masa me dy lojtarë. Tekniku portugez tregon se Jovic dhe Pulisic kishin detyrë të bllokonin mesfushorin nga Elbasani.

“Jovic ka punuar shumë mirë në maksimumi 3-4 javët e fundit. Ai gjithashtu humbi disa kilogramë, gjë që ishte e rëndësishme. Ai na jep atë pak gjë që donim për ndeshjen. Nuk u referohet mbrojtësve dhe punon mirë me mesfushorët. Ne donim që ai të vepronte si një mbështetje dhe më pas të shkonte në korridoret anësore.

Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë.  Edhe në shtëpi unë sjell futbollin në tryezë dhe gruaja nuk është e lumtur për këtë”, u shpreh trajneri i Milan, Sergio Conceicao.

Lajme të tjera |  Luciano Moggi: Zbulova se përgjohesha nga SIM-et zvicerane për faj të Inter

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us